Document Actions
logo museo napolibeniculturali
Document Actions

Ekspozitë per 80-vjetorin e Mbretërisë Shqiptare

by eshehaj Për herë të fundit modifikuar 2008-10-31 09:36

Ekspozitë, kushtuar 80 vjetorit të Mbretërisë Shqiptare.

What
When 2008-09-01 10:00 to
2008-09-30 17:00
Where

Muzeu Historik Kombëtar
Bulevardi ''Dëshmorët e Kombit''
Sheshi ''Skënderbej''
Tiranë

Kontakto Email-in
Telefoni Kontaktues +355 422 3446, + 355 4 22 83 89
Add event to calendar vCal
iCal

Në përurimin e kësaj ekspozite morën pjesë personalitete të larta të vendit, si kryetarja e Kuvendit Popullor, zonja Jozefina Topalli, dy zëvendës ministrat e Ministrisë se Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zonja Zana Turku dhe zoti Ekrem Spahia, trashëgimtari i Fronit Mbretëror Princi Leka II.
Ekspozita përmban rreth 500 foto, të përzgjedhura në më shumë se 1000 të tilla, të nxjerra nga fototeka e muzeut si dhe nga albumet e Familjes Mbretërore. Pjesa më e madhe e fotografive të ekspozuara publikohen për herë të parë. Me interes po ndiqen fotot, që kanë të bëjnë me jetën e Familjes Mbretërore në mërgim, sidomos me aktivitetin politik të saj.
Kjo ekspozitë, që është sa kronologjike, po aq dhe tematike, bëhet më interesante dhe nga ekspozimi për herë të parë i mjaft relikteve që janë përdorur dhe përdoren dhe sot nga Familja Mbretërore dhe i një materiali të pasur audioviziv. Për herë të parë u ekspozua dhe tiara ( kurora ) e mbretëreshave si dhe dekoratat e kohës së Mbretërisë. Realizimi i kësaj ekspozite të veçantë, u bë i mundur në sajë të ndihmës së pakursyer të Oborrit Mbretëror.

« Shtator 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri