Document Actions
logo museo napolibeniculturali
immagine
Pavioni i Rilindjes
Kliko këtu për të zmadhuar imazhin

Pavioni i Rilindjes Kombëtare jep një pasqyrë të plotë të zhvillimit ekonomik, politik e kulturor të Shqipërisë nga fillimi i shekullit XIX deri në prag të Shpalljes së Pavarësisë. Nëpërmjet objekteve të ekspozuara në stenda dhe vitrina, vizitori ka mundësi të njohë nga afër prodhimet e mjeshtrave artizanë shqiptarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë si në Shkodër, Prizren, Elbasan, Berat, Korçë etj. Një hartë paraqet grafikisht lidhjet tregtare midis qyteteve të vendit me ato të Ballkanit dhe më gjerë.Pjesë e pavionit është dhe një kënd që jep mënyrën e jetesës në fshat dhe qytet. Gjithashtu pjesë e këtij pavioni është edhe pasqyrimi i lëvizjeve antiosmane, siç është ajo kundër reformave të Tanzimatit,lëvizje kjo, që përfshiu gjithë vendin.Krahas lëvizjeve të armatosura, në këtë pavion vend të konsiderueshëm zë edhe lëvizja për kulturën dhe shkollën shqipe, siç është "Evëtari" i N. Veqilharxhit si dhe plejada e shquar, ku spikasin vëllezërit Frashëri, Dora d'Istria, J. De Rada, Zef Serembe, Zef Jubani, K. Kristoforidhi etj. Veçojmë objekte të ekspozuara, si botime të Dora d'Istrias, De Radës, Kristoforidhit dhe objekte personale të tyre, që zënë vend në një vitrinë të posaçme.
Vend qëndror në këtë pavion zë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit (10 qershor 1878), që është një nga ngjarjet më të rëndësishme të fundshekullit XIX në historinë tonë kombëtare, për karakterin që ajo mori, siç qe shpallja e autonomisë së Shqipërisë, krijimi i një administrate shqiptare, krijimi i ushtrisë së organizuar etj. Vizitorët këtu njihen me maketin e selisë ku u mbajt kuvendi i krerëve udhëheqës nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, apo me xhamadanin e Mic Sokolit, njërit prej luftëtarëve legjendarë të Lidhjes.Tërheq vemendjen në këtë pavion, skrivania e Sami Frashërit, ku janë të ekspozuara disa objekte personale, vepra origjinale apo libra të përdorura prej tij. Në krah të skrivanisë së Sami Frashërit është ekspozuar dhe pllaka e varrit të Abdyl Frashërit, nga e cila veçojmë dy vargje të shkruara në të:
"Njeriu i paditur është në gjumë, kur bëhet i ditur zgjohet prej tij".
Në një kënd të veçantë, vizitori njihet me përpjekjetet e patriotëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit për shkollën dhe alfabetin shqip, përpjekje këto që u kurorëzuan me hapjen e të parës shkollë shqipe në Korçë, në vitin 1887 dhe më pas me Kongresin e Manastirit, që jepet edhe nëpërmjet një dokumenti i cili na njeh me vendimet e rëndësishme, që mori ky Kongres për alfabetin që kemi dhe sot. Gjerësisht pasqyrohet në vazhdim aktiviteti i shoqërive të ndryshme patriotike dhe kulturore jashtë vendit. Objektet e ndryshme si statutet, vulat, flamujt, gazetat apo botimet e tjera i sjellin këto shoqëri, më pranë vizitorit. Objekte apo foto e dokumenta të kohës të luftëtarëve për liri si kapa e Çerçiz Topullit, një kuletë e Mihal Gramenos, pështjellaku i Tringe Smajlit, sjellin atmosferën e Kryengritjeve të Mëdha antiosmane të fillimit të shekullit XX, që përgatitën Kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912, e cila u finalizua me Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare.
Ndër dokumentet e rëndësishme të këtij pavioni është dhe Memorandumi i Gërçës, dokument ky i dalë nga mbledhja e krerëve të këtyre kryengritjeve për udhëheqjen e vazhdimin e luftës,i cili u mbajt më 23 qershor 1911, ku morën pjesë përfaqësues nga krahinat e ndryshme të vendit.
Ky pavion mbyllet me disa objekte origjinale siç janë, një flamur tavoline e një gotë të Ismail Qemalit , një shpatë e përdorur nga Isa Boletini dhe dokumenti origjinal i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me foton e pjesëmarrësve në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, më 28 nëntor 1912.

Informacion i mëtejshëm
Bibliografia:


Renditja: Pavioni i Rilindjes
« Shtator 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri