|
|
| Pavioni i Pavarësisë |
| Click on the image to enlarge |
Pavioni çelet me veprimtarinë e Qeverisë Kombëtare të
Vlorës dhe organizimi i shtetit të pavarur shqiptar. Të bëjnë përshtypje disa
objekte si: aparati telegrafik i përdorur në atë kohë nga Qeveria e Vlorës
(nëpërmjet këtij aparati është njoftuar opinioni brenda e jashtë Shqipërisë për
Shpalljen e Mëvetësisë së Shqipërisë), një koleksion pullash postare, shkresa
që bëjnë të ditur organizimin e ministrive të veçanta etj. Po
këtu, janë të ekspozuara dhe një palë dylbi të patriotit Pandeli Cale.
Më tej, vizitori nëprmjet dokumentave dhe hartave ka mundësi të njihet me
vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913
lidhur me kufijtë e Shqipërisë, me pazaret e Fuqive të Mëdha në dëm të tokave
shqiptare, me qëndrimet e prera të përfaqësuesve të Qeverisë Kombëtare të
Vlorës, si dhe me protestat popullore në mbarë vendin, për të kundërshtuar këto
vendime.Kështu, vizitori mund të njohë faktin e hidhur të lënies jashtë kufijve
shtetërorë të rreth 22 mijë km2 dhe gjysmës së popullsisë shqiptare.
Më tej, njëpërmjet një harte e dokumentave, jepen vendimet dhe denoncimi i Traktatit të fshehtë të Londrës në vitin 1915, që cungoi më tej territoret shqiptare.
Në një kënd të veçantë pasqyrohet Kongresi Kombëtar i Lushnjës, i mbajtur në fund të janarit 1920, i cili jo vetëm denoncoi vendimet e padrejta të Fuqive të Mëdha, por mori edhe masa me rëndësi jetike për fatet e kombit shqiptar. Me foto e dokumenta pasqyrohen tri vendimet historike të këtij Kongresi:
1) Riafirmimi i Pavarësisë së plotë të Shqipërisë (shpallur në 28 nëntor 1912),
2) u zgjodh Këshilli i Lartë, që përfaqësonte kryetarin e shtetit shqiptar, dhe
këshilli kombëtar me funksionet e parlamentit dhe
3) Kongresi zgjodhi qeverinë e kryesuar nga
Sulejman Delvina, qeveri e cila në 11 shkurt u vendos në Tiranë dhe që, prej
kësaj dite u bë kryeqytet i Shqipërisë.
Periudha nga 1924 - 1939 nuk pasqyrohet e plotë në këtë pavion. Me ristrukturimin e përgjithshëm të MHK, do të zerë vendin e duhur shteti shqiptar në të gjitha aspektet, si dhe roli që ka luajtur mbreti Ahmet Zogu gjatë 15 viteve të sundimit të tij
Further information
|
|
| Bibliography: |
|
| Location: | Pavioni i Pavarësisë |





