|
|
| Pavioni i Luftës Antifashiste |
| Click on the image to enlarge |
Me këtë pavion, paraqiten ngjarjet që nga Lufta e Vlorës (1920 ), duke vazhduar më pas me ngjarjet në vitet `20 -`30 pas ardhjes në pushtet në Itali të diktaturës fashiste të Benitto Musolinit. Rëndësi i kushtohet Luftës së Spanjës dhe vullnetarëve shqiptarë që morën pjesë.Dokumentat e shumta arkivore si dhe ato fotografike, paraqesin përpjekjet diplomatike të mbretit Zog për të kundërshtuar pushtimin ushtarak të Shqipërisë prej Italisë fashiste si dhe thirrjen që ai u drejtoi demokracive perëndimore.
Me interes është një dokument, i cili publikohet për herë të parë e që flet qartë për patriotizmin e vërtetë të Mehdi Frashërit nëpërmjet një thirrjeje të transmetuar në radio në disa gjuhë të huaja kundër pushtimit të vendit. ( Dokumenti është dorëshkrim i shkruar nga vetë M.Frashëri në formën e një ditari për ngjarjet).Materialet e shumta paraqesin rezistencën spontane të 7 Prillit 1939 dhe largimin e mbretit Zog nga Shqipëria. Në pavion, kronologjikisht jepen më pas ngjarjet që kanë të bëjnë me instalimin e pushtuesit fashist në Shqipëri, përpjekjet e tij për fashistizimin e jetës së vendit dhe fillimet e rezistencës së organizuar antifashiste. Krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare e më pas i organizatave të tjera politike si Balli Kombëtar e Legaliteti, pasqyrohen me dokumenta nga Arkivi Qëndror i Shtetit.
Interes paraqesin në
pavion krijimi i Çetës së Parë Antifashiste, të drejtuar nga Myslym
Peza, si
dhe më pas, organizimi i Konferencës së Pezës, në 16 shtator 1942, një
kuvend
ky, ku morën pjesë delegatë pa dallim feje, krahine dhe bindje
politike. Krijimi i çetave të para balliste pasqyrohet në një stendë
më vete në pavion. Dokumentat dhe fotot pasqyrojnë gjerësisht rritjen e
çetave
partizane, që më pas u organizuan në batalione, brigada e korparmata,
roli i
aleatëve të mëdhenj dhe i misioneve të tyre në Shqipëri. (Misionet
angleze,
sovjetike, amerikane).
Për herë të parë, në këtë pavion zë vend edhe antifashizmi në Çamëri,
organizimi i popullsisë së kësaj krahine në rezistencën antifashiste. Në pavion
ka shumë relikte të dëshmorëve apo heronjve të popullit, rënë në luftë kundër
nazifashizmit italo-gjerman.
Further information
|
|
| Bibliography: |
|
| Location: | Pavioni i Luftës Antifashiste |





