|
|
| Pavioni i Etnokulturës |
| Click on the image to enlarge |
Në këtë pavion janë paraqitur kostume tradicionale shqiptare të krahinave të ndryshme të Shqipërisë. Ato i përkasin shekujve XIX- XX dhe janë në gjendje mjaft të mirë. Prejardhja është nga e gjithë Shqipëria: kostume tradicionale të Tiranës (burra e gra), të Zadrimës, të Korçës, të Gjirokastrës , Kukësit, Labërisë, Malësisë së Madhe. Një grup më vete përbëjnë 32 kostumet arbëreshetë shqiptarëve të Italisë.
Në këtë pavion, të bien në sy fotografi të shumta, që paraqesin figura të ndryshme të historisë dhe të kulturës së popullit tonë, por dhe të huaj, të veshur me kostume tradicionale shqiptare.Përmendim, Nënë Terezën, vëllezërit Frashëri, Faik Konicën, Shote e Azem Galicën, dijetaren angleze, Edith Durham, shkrimtarin e famshëm anglez Bajron, etj.Në këtë pavion gjithashtu janë paraqitur objekte të prodhimit artizanal shqiptar, si dhe një koleksion armësh, prodhuar nga artizanët vendas.
Në një kënd të veçantë janë ekspozuar enë të ndryshme prej alumini, bakri që vijnë nga shekujt e mëparshëm dhe që kanë qenë pjesë shoqëruese e jetës së përditshme të shqiptarëve.
Instrumentat muzikore, tipike shqiptare të ekspozuara në një vitrinë tjetër, flasin qartë për mjeshtërinë e shqiptarëve në shekuj si dhe botën e tyre të pasur shpirtërore.
Në këtë pavion ndodhen edhe dy ikona të vjetra, të shek. XVIII, ku paraqiten shqiptarë të veshur me kostume tradicionale
Further information
|
|
| Bibliography: |
|
| Location: | Pavioni i Etnokulturës |





