Document Actions
logo museo napolibeniculturali
Muzeu Muzeu

Muzeu Historik Kombëtar (MHK) u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeal më i madh në Shqipëri. E ndërtuar në pjesën perëndimore të sheshit ''Skënderbej '', godina e MHK është një nga veprat më të rëndësishme arkitektonike, me rol të veçantë në formimin urbanistik të kryeqytetit shqiptar. Ajo zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2, ka sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m2 dhe një vëllim të përgjithshëm prej 81.000 m3.



Për më tepër

Seksionet Seksionet

Muzeu është konceptuar që prezantimi e tij të bëhet nëpërmjet tetë pavioneve. Pavioni i Lashtësisë, është pavioni më i rëndësishëm dhe nga më të pasurit me objekte në Muzeun Historik Kombëtar me afro 400 objekte. Pavioni i Mesjetës ka dy salla, ku vizitorët kanë mundësi të njihen krahas zhvillimit ekonomik, social, politik e kulturor të shqiptarëve, që kanë ruajtur karakteristikat e tyre të veçanta. Pavioni i Rilindjes jep një pasqyrë të plotë të zhvillimit ekonomik, politik e kulturor të Shqipërisë nga fillimi i shekullit XIX deri në prag të Shpalljes së Pavarësisë. Pavioni i Pavarësisë çelet me veprimtarinë e Qeverisë Kombëtare të Vlorës dhe organizimi i shtetit të pavarur shqiptar. Pavioni i Ikonografisë ka të ekspozuar një koleksion prej 65 ikonash të shekujve XIV - XIX. Këtu vizitori njihet me mjeshtrat e mëdhenj të ikonografisë Shqiptare. Pavioni i Etnokulturës, në të cilin janë paraqitur kostume tradicionale shqiptare të krahinave të ndryshme të Shqipërisë. Ato i përkasin shekujve XIX- XX dhe janë në gjendje mjaft të mirë. Pavioni i Luftës Antifashiste, në këtë pavion paraqiten ngjarjet që nga Lufta e Vlorës (1920), duke vazhduar më pas me ngjarjet në vitet `20 -`30 pas ardhjes në pushtet në Itali të diktaturës fashiste të Benitto Musolinit. Pavioni i Genocidit Komunist, që është çelur në vitin 1996 dhe përfshin ngjarje nga viti 1943 - 1992.

Për më tepër

Visitë Tematike Visitë Tematike

Objektet e paraqitura nisin që me Paleolitin e Vonë, ku kultura prehistorike dëshmohet e gjallë dhe e fuqishme në trojet tona, dhe vazhdojnë me periudhën e Bronzit, Hekurit deri ne Mesjetën e Hershme, periudha gjatë të cilave është konsoliduar etnia Ilire me të gjitha karakteristikat dalluese të saj.



Për më tepër
« Gusht 2017 »
Di Mo Ma En Fr Sh
12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031
 

Comunità Europea Interreg Italia-Albania Regione Puglia Ministria e turizmit, kultures, rinise dhe sporteve Direzione Regionale per i Beni Culturali e Paesaggistici della Puglia Tecnopolis Novus Ortus

This site conforms to the following standards:

Section 508 WCAG
Valid XHTML Valid CSS
E përdorshme në çfarë browseri